LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi tradicional “Ditët e Diasporës 2017”

Hapet panairi tradicional “Ditët e Diasporës 2017”

Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati tha sot se mërgimtarët janë gjithmonë të prirë që të ruajnë identitetin e tyre pavarësisht ku ndodhen.

Ai këto komente i bëri me rastin e hapjes së panairit “Ditët e Diasporës 2017″, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në organizim të Ministrisë së Diasporës.


Murati me këtë rast tha se panairi tashmë është bërë një aktivitet tradicional, i cili po vazhdon vit pas viti.

Panairi do të jetë i hapur deri më 15 korrik. /Telegrafi/