LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi i automjeteve të reja

Hapet panairi i automjeteve të reja

Shoqata e Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR), në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”, organizojnë panairin e automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow”.

Panairi hapet sot dhe do të mbahet në sallën e Panaireve në Shkabaj dhe do të jetë i hapur deri më 14 maj.


Në panair do të prezantohen 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja: Alfa Romeo, Audi, Citrown, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen. /Telegrafi/