LAJMI I FUNDIT:

Hapet mini-biblioteka e parë në Prishtinë

Hapet mini-biblioteka e parë në Prishtinë

Me moton “Sill një libër merr një tjetër”, sot u hap mini-biblioteka e parë në lagjen “Dardania” të Prishtinës, e mundësuar nga ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria “Dukagjini” dhe FIQ.

Mini-biblioteka do të ketë qasje 24 orë në shtatë ditë të javës dhe do të jetë nën kujdesin e banorëve të lagjes. E njëjta do të ketë mbi 100 libra në dispozicion të banorëve të lagjes dhe të të gjithë të interesuarve për shkëmbim të librave apo huazim të librit përgjatë qëndrimit në lagje. /KP/