LAJMI I FUNDIT:

Hapet konkursi për drejtor dhe zëvendësdrejtor të RTVM-së

Hapet konkursi për drejtor dhe zëvendësdrejtor të RTVM-së

Radio Televizioni i Maqedonisë ka hapur konkurs për zgjidhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të shërbimit publik, të cilët do të zëvendësojnë Marjan Cvetkovskin dhe Harun Ibrahimin. Mandati i Cvetkovskit përfundon në muajin mars, ndërsa funksionin drejtor i përgjithshëm e kryen që nga viti 2012, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas konkursit të publikuar në web-faqen e RTVM-së, drejtori dhe zv.drejtori emërohen për periudhë 3 vjeçare me mundësi për zgjidhje të sërishme. Kandidatët që do të konkurrojnë duhet të jenë: shtetas të Maqedonisë, të kenë arsim të lartë, të dorëzojnë Program për punë të RTVM-së për periudhë prej 3 vitesh, të kenë mbi 5 vite përvojë pune në fushën e komunikologjisë, gazetarisë, komunikimeve elektronike, informatikës, kulturës, ekonomisë ose drejtësisë.


Mandati pesë vjeçar i anëtarëve të Këshillit programor përfundon në dhjetor. Ndër anëtarët e Këshillit janë ish deputetet nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, Jagnulla Kunovska dhe Kosana Nikoliq-Mazneva, nga një përfaqësues kanë edhe shoqatat e gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa për kryetare është emëruar Smillka Janeska-Sarkanjac, pas shkarkimit të Snezhana Klinçarova./Telegrafi/