LAJMI I FUNDIT:

Nis Java Japoneze në Prishtinë

Nis Java Japoneze në Prishtinë

Ky vit shënon 10 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Kosovës. Me këtë rast, Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez me mbështetjen e Japan Tobacco International (JTI), nga 6 deri më 10 nëntor – në Kino Armata në Prishtinë – do të jenë nikoqirë të Javës së kulturës Japoneze. 

Sot dhe nesër do të mbahen koncerte të muzikës japoneze nga Sumie Kaneko, përformuese e instrumenteve japoneze Koto dhe Shamisen me qendër në Nju-Jork, dhe Takuya Taniguchi – baterist Taiko me qendër në Mynih. Të dy muzikantët janë jo vetëm mjeshtër të instrumenteve tradicionale japoneze, por gjithashtu pionierë në përdorimin e tyre në muzikën bashkëkohore dhe eksperimentale.

Përveç koncertit, katër filma japonezë të publikuar në Japoni në vitet 2017–2018 do të shfaqen çdo natë gjatë evenimentit në Kino Armata.

Programi është si në vijim:

6.11./ 18:00 Hapja dhe koncert nga Sumie Kaneko (Shamisen, Koto) dhe Takuya Taniguchi (Taiko)

6.11./ 20:30 FILM “Mori, vendbanimi i artistit” (2018, 99 minuta)

7.11./ 18:00 KONCERT nga Sumie Kaneko dhe Takuya Taniguchi

7.11./ 20:30 FILM “Fati. përralla e Kamakuras” (2017, 129 minuta)

8.11./ 18:00 FILM “Përzierje” (2017, 119 minuta)

8.11./ 20:30 FILM “Bëjë sikur të jesh” (2017, 117 minuta)

9.11./ 18:00 FILM “Mori, vendbanimi i artistit” (2018, 99 minuta)

9.11./ 20:30 FILM “Fati. përralla e Kamakuras” (2017, 129 minuta)

10.11./ 18:00 FILM “Bëjë sikur të jesh” (2017, 117 minuta)

10.11./ 20:30 FILM “Përzierje” (2017, 119 minuta)