LAJMI I FUNDIT:

Hapen regjistrimet për Galaxy S20, në prag të lansimit

Hapen regjistrimet për Galaxy S20, në prag të lansimit

Përpara lansimit të serisë Galaxy S20 muajin e ardhshëm, Samsung ka filluar të pranojë regjistrime paraprake për pajisjen.

Regjistrimi paraprak i Galaxy S20 nuk do të thotë që jeni duke para-porositur pajisjen.

Në vend të kësaj, kjo do të sigurojë që Samsung do t’ju informojë kur seria Galaxy S20 do të dal në para-porosi në mënyrë që të mund të bëni një blerje për të.

Nëse jeni të interesuar, mund të regjistroheni paraprakisht për Galaxy S20 këtu.

Samsung do të njoftojë Galaxy S20 së bashku me pajisjen e palosshme Galaxy Z Flip dhe Galaxy Buds + në ngjarjen Unpacked më 11 shkurt. /Telegrafi/