LAJMI I FUNDIT:

Hana: 2024-ta vit i investimeve në Telekom, telefonia mobile do të ketë infrastrukturë të re dhe teknologji të fundit

Hana: 2024-ta vit i investimeve në Telekom, telefonia mobile do të ketë infrastrukturë të re dhe teknologji të fundit

Kryeshefja ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com foli për sfidat e ndërmarrjes, investimet që do të bëhen në teknologji, ristrikturimet dhe planet për vitin 2024.

Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ajo tha se Telekomi është në rrugë të mbarë “për t’u rikthyer si lider i shërbimeve të telekomunikacionit në Republikën e Kosovës”.


Hana mes tjerash u shpreh se Telekomi për vitin 2024 sipas planit të prokurorimit parasheh investime shumë të mëdha.

Burbuqe Hana gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, foto Ridvan Slivova

Ajo përmendi mungesën e investimeve, platformat dhe teknologjinë e vjetër si sfida me të cilat Telekomi përballet tash e më shumë se shtatë vjet.

“Në vitin 2022 kemi marrë një hua, kemi bërë një strategji të thuktë dhe pas asaj kemi filluar me të gjitha kapacitetet që ta rikthejmë Telekomin aty ku e ka vendin dhe ku e meriton”.

Sipas saj, 2024-ta do të jetë vit i investimeve, ndërsa tregoi se janë paparë 38 milionë euro.

“Vitin e ardhshëm i kemi 13 milionë euro të parapara për investime dhe 12 milionë të tjera për trevjeçarin e radhës. Pas një kohe të gjatë pa investime në teknologji në Telekom, këtë vit do të ketë investime të plota”, tha Hana.

Ajo bëri të ditur se kanë nënshkruar kontratën për investime në tërë infrastrukturën e telefonisë mobile.

Burbuqe Hana gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, foto Ridvan Slivova

“Këto janë investime për të ofruar shërbime të sigurta, të shpejta dhe të pëlqyeshme për konsumatorët. Praktikisht, te telefonia mobile në fund të vitit 2024 do të bëhet modernizimi i plotë i shërbimit edhe të rrjetit. Kur po them teknologjia e re i bie është teknologjia e fundit e 4G plus dhe për herë të parë Vala do të ofrojë edhe 5G-në. Kjo i bie që shërbimet e konsumatorit do të jenë cilësore. Fokusi ynë do të jetë aty çka është kërkesa e konsumatorëve”.

Kryeshefja e Telekomit mes tjerash tha se investimet krahas telefonisë mobile do të bëhen edhe për shërbimet e broadband internetit ose shtrirjen e rrjetit optik, që është teknologjia e fundit për internet.

“Deri tash kemi pasur shtrirje të mjaftueshme të bakrit, mirëpo kjo nuk i plotëson nevojat e konsumatorëve, kështu që aktualisht këto ditë jemi në paraqitjen e tenderit që ka me qenë 15 milionësh, tender i madh, në vazhdën trevjeçare të implementimit. Pas 3 vjetëve e shohim Telekomin të shtrirë në krejt Republikën e Kosovës edhe shërbime për gjithë qytetarët e interesuar e natyrisht konsumatorët tanë në gjithë hapësirat e vendit. Është një investim i madh dhe presim që të kemi edhe operatorë ekonomikë të interesuar për t’i kryer këto shërbime”, deklaroi Hana.

Në këtë ajo ka folur edhe për kritikat për vonesat në ristruktirim të këtij institucioni si dhe ankesat e ish punëtorëve të Telekomit dhe vendimet nga Inspektorati i Punë./Telegrafi/