Hamza reagon për sulmin në Uashington: Zero tolerancë për sulme ndaj presidentit amerikan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me raportimet për një incident gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Donald Trump, duke shprehur shqetësim dhe duke dënuar çdo akt të dhunës ndaj institucioneve demokratike.
Në një deklaratë në "X", Hamza theksoi se “nuk duhet të ketë tolerancë zero për sulme të dhunshme ndaj Presidentit të SHBA-së, institucioneve demokratike apo lirisë së shtypit”.
Ai shtoi gjithashtu se është lehtësuese që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit raportohet se janë të padëmtuar.
“Është të paktën qetësuese që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt,” u shpreh Hamza, duke shprehur solidaritet me institucionet amerikane.
Autoritetet amerikane ende nuk kanë dhënë detaje të plota lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi pak pas fjalëve hapëse dhe gjatë shërbimit të darkës, pak përpara se Trump ta mbante fjalimin kryesor në këtë gala, një ngjarje e rëndësishme në kalendarin politik dhe mediatik të Uashingtonit. /Telegrafi/
We’re disturbed by the events at the White House Correspondents’ Dinner. There can be zero tolerance for violent assaults on @POTUS, democratic institutions or the free press.
It is, at least, reassuring that the President, the First Lady, and everyone present are unharmed. 🇽🇰 🇺🇸
— Bedri Hamza (@bedrihamzarks) April 26, 2026




















































