LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Austria partner strategjik i Kosovës

Hamza: Austria partner strategjik i Kosovës

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler dhe udhëheqësen e Odës Ekonomike Austriake në Kosovë, Vjosa Huruglica, ku kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Ministrinë e Financave, si dhe në përgjithësi për fushën e financave në vend.

Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoi ambasadorin Pfandler për masat që ka marr Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë, si dhe e njoftoi atë për të arriturat dhe aktivitete të tjera që janë zhvilluar gjatë këtij viti në Ministrinë e Financave.


Hamza shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional.

Ndërsa, ambasadori Pfandler shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik. /Telegrafi/