LAJMI I FUNDIT:

Hamsik bëhet përfundimisht legjendë e Napolit, thyen rekordin e Maradonës dhe bëhet golashënuesi më i madh në histori të klubit

Hamsik bëhet përfundimisht legjendë e Napolit, thyen rekordin e Maradonës dhe bëhet golashënuesi më i madh në histori të klubit

Mesfushori sllovak, Marek Hamsik ka thyer rekordin shumëvjeçar të Diego Maradonës për gola të shënuara me fanellën e Napolit, duke u bërë lojtari që ka shënuar më shumë në histori të klubit italian.

Kapiteni i Napolit shënoi golin e tij të 116-të për klubin napolitan, në paraqitjen e tij 465-të me fanellën e kaltër.


Goli i Hamsikit erdhi si ndihmesë për fitoren e vështirë të Napolit me rezultat 3-2 ndaj Sampdorias, e cila ishte dy herë në avantazh.

Marek Hamsik barazon rekordin e Maradonës
Lexo po ashtu Marek Hamsik barazon rekordin e Maradonës

Hamsik barazoi rekordin e Maradonës gjatë fundjavës së kaluar në një fitore 3-1 ndaj Torinos, pasi më parë nuk arriti të shënojë në 13 ndeshje radhazi.

Festa e Hamsikut pas golit historik (Getty Images)

Sllovaku pas golit të tij të 116-të hyn përfundimisht në historinë e Napolit si lojtari me më së shumti gola të shënuara në histori me fanellën e kaltër.

Megjithatë, Hamsikut i janë dashur plot 465 ndeshje për të shënuar 116 gola, ndërsa Maradona i kishte shënuar 115 gola për vetëm 259 ndeshje.

Mardona ishte idhull i tifozëve të Napolit, ua solli titullin në vitin 1990 (Getty Images)

Pas Hamsikut dhe Maradonas në listë i treti gjendet Attila Sallustro me 108 gola, Edinson Cavani i katërti me 104 gola dhe Antonio Vojak me 103 gola të shënuara.

Ndryshe, Maradona ka fituar titullin e kampionit të Italisë me Napolin në vitin 1990, ndërsa Hamsik ende jo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori