Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka akuzuar Qeverinë Kurti se po shkakton krizë që, sipas tij, po i godet rëndë bizneset dhe rrjedhimisht edhe qytetarët që varen nga puna dhe pagat në sektorin privat.

Haliti, përmes një postimi, ka bërë të ditur se gjatë një takimi të mbajtur sot me përfaqësues të bizneseve, janë shprehur shqetësime për sfidat që po ndikojnë në ekonomi dhe punësim.


Ai ka thënë se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka “plan konkret” për rikthimin e zhvillimit ekonomik, mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e më shumë vendeve të punës.

#PDK125 #BedriHamza1 #XhavitHaliti14