Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se sot është takuar me nënkryetaren e dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves bëri të ditur se në takim kanë diskutuar për fushatën zgjedhore, duke shprehur shpresën që të gjitha partitë të jenë të respektueshme dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene si dhe dhunën online ndaj grave.


Ai shtoi se të dy janë pajtuar se Kosovës i duhet zgjedhja e Presidentit sa më shpejt pas këtyre zgjedhjeve.