Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se beson se udhëheqësia e re e partisë do të bëj një ekip të fuqishëm, që ndër të tjera të bëj edhe një opozitë të fuqishme në Kuvendin e Kosovës.

Ai u shpreh se ekipi i ri që do të formohet do të punojë për të fuqizuar strukturat e partisë.

“Unë po besoj që udhëheqja e re e PDK-së, do të krijojë ekip të fuqishëm që do të jetë në gjendje të punoj dhe të veproj në gjithë Kosovën për ta fuqizuar drejtimin e partisë dhe për tu përgatitur për betejat politike, për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe për të bërë një opozitë të fuqishme në Parlament”, tha Haliti para gazetarëve.

Haliti shtoi se, “Ne kemi menduar se do të ketë më shumë kandidatura. Ka edhe sot kohë për të kandiduar”. /Telegrafi/