LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrja për plagosjen e 6 viteve më parë, ekzekutohet tek dera e shtëpisë 27-vjeçari në Mamurras

Hakmarrja për plagosjen e 6 viteve më parë, ekzekutohet tek dera e shtëpisë 27-vjeçari në Mamurras

Pas vrasjes së adoleshentit, Adriel Sala në Fushë-Mamurras, një tjetër vrasje ka ndodhur në orën 04:30 të mëngjesit në këtë qytet.

Vrasja ka ndodhur në lagjen Zef Hoti, ku është vrarë 27-vjeçari, Indrit Pepa.


I riu sapo kishte dalë nga dera e shtëpisë në momentin e vrasjes. Burime për Report Tv, bëjnë me dije, se shkak i vrasjes është hakmarrja për një plagosje që Pepa ka kryer 6 vite më parë ndaj autorit, të identifikuar si 49-vjeçari me inicialet A.M.

Mësohet se i riu jetonte prej kohësh jashtë Shqipërisë dhe se ishte kthyer kohët e fundit në atdhe, tek familja e cila qëndronte e ngujuar prej 6 vitesh, që nga momenti i plagosjes që Pepa kishte bërë ndaj autorit.

Burimet bëjnë me dije se Indrit Pepa ishte babai i një vajze 4-vjeçare.

Policia njofton se autori është shpallur tashmë në kërkim por ende nuk është kapur. Në njoftim thuhet se i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është vrasja e dytë në më pak se 24 orë, pasi mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mamurras, humbi jetën një 14-vjeçar, i identifikuar si Adriel Sala. Pak ditë më parë, një tjetër vrasje ndodhi në Shkodër ku vra biznesmeni Arjan Ferracaku.

Ferracaku u vra me breshëri plumbash, ndërkohë që ende nuk është zbardhur ngjarja.

Në dy muaj në Shkodër janë vrarë 6 persona dhe 2 të tjerë janë zhdukur. RENEA, FNSH dhe policia kanë zhvilluar disa aksione në të gjithë vendin për kapjen e autorëve, ku janë sekuestruar në Shkodër, disa makina të fisit Bajri dhe Lici. /Shqiptarja/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori