LAJMI I FUNDIT:

Hakimi tregon pse zgjodhi te PSG-në edhe pse kishte ofertë nga Chelsea

Hakimi tregon pse zgjodhi te PSG-në  edhe pse kishte ofertë nga Chelsea

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka treguar pse nuk u bashkua me Chelsean kur u largua nga Interi gjatë verës, pasi kishte dy oferta në tavolinë.

Marokeni iu bashkua Interit para sezonit 2020-21, duke u larguar nga klubi pas vetëm një sezoni në “San Siro”.


Mbrojtësi kishte ndikim te Nerazzurrët, por u largua shkaku i vështirësive financiare pas pandemisë COVID-19 dhe ishte emri i parë i madh që u largua nga klubi këtë verë.

Romelu Lukaku më vonë u bashkua me Chelsean, ndërsa Hakimi e pranoi se kishte ofertë edhe nga gjigantët anglezë, por vendosi për një lëvizjeje në Francë.

Hakimi u bashkua me PSG-në në Ligue 1, ku iu bashkuan pastaj edhe emra si Gigio Donnarumma, Sergio Ramos dhe Lionel Messi.

“Unë kisha dy oferta. Një nga Chelsea dhe një nga Paris Saint-Germain. Por ndjeva se duhej të vija në Paris, se do të isha i lumtur”.

“PSG është një klub i madh, e vlerësoj vërtet mbështetjen që tifozët më dhanë menjëherë. Isha me fat sepse shumë kampionë të tjerë u bashkuan me mua”.

“Ndihem mirë në PSG, ne kemi një ekip ëndrrash dhe jam i lumtur që jam pjesë e tij”, ka thënë Hakimi për L’Equipe.

Hakimi kontribuoi me shtatë gola dhe 11 asistime gjatë vitit të tij në Inter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori