LAJMI I FUNDIT:

Hakerët e Koresë së Veriut targetojnë stërvitjet ushtarake SHBA-Kore e Jugut

Hakerët e Koresë së Veriut targetojnë stërvitjet ushtarake SHBA-Kore e Jugut

Hakerët e dyshuar veri-korean kanë targetuar një ushtrim të përbashkët ushtarak mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut i cili zhvillohet nga nesër, megjithatë informacioni i klasifikuar nuk është komprometuar, deklaroi policia jug-koreane.

Forcat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane do të fillojnë të hënën stërvitjet verore 11-ditore të Ulchi Freedom Guardian për të përmirësuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur kërcënimeve bërthamore dhe raketore në zhvillim të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut kundërshton ushtrime të tilla duke thënë se ato janë përgatitje nga SHBA-ja dhe aleati i saj jug-korean për një pushtim të shtetit diktatorial, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.


Hakerët besohej se ishin të lidhur me një grup koreano-verior që studiuesit e quajnë Kimsuky dhe ata e kryen hakimin e tyre nëpërmjet emaileve me kontraktorët e shtetit fqinj që punonin në qendrën e kombinuar e simulimit të luftës së stërvitjes Kore e Jugut-SHBA, tha në një deklaratë Agjencia e Policisë Provinciale Gyeonggi Nambu.

“U konfirmua se informacioni i lidhur me ushtrinë nuk ishte vjedhur”, bëri të ditur policia në një deklaratë të dielën.

Koreja e Veriut ka mohuar më parë çdo rol në sulmet kibernetike. Sipas studiuesve, hakerët e Kimsuky kanë përdorur prej kohësh e-maile “spear-phishing” që mashtrojnë objektivat që të heqin dorë nga fjalëkalimet ose të klikojnë bashkëngjitjet ose linqet që ngarkojnë malware.

Policia e Koresë së Jugut dhe ushtria amerikane kryen një hetim të përbashkët dhe zbuluan se adresa IP e përdorur në tentativën e hakerimit përputhej me atë të identifikuar në një hakim të vitit 2014 kundër operatorit të reaktorit bërthamor të Koresë së Jugut, deklaroi policia. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Nëse e keni këtë Windows 11, do të detyroheni ta përditësoni

Nëse e keni këtë Windows 11, do të detyroheni ta përditësoni

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Xiaomi tallet me divorcin nga Bill Gates

Xiaomi tallet me divorcin nga Bill Gates

Vajza nga Kosova bën dizajnin grafik të mediumit prestigjioz botëror The Guardian

Vajza nga Kosova bën dizajnin grafik të mediumit prestigjioz botëror The Guardian

Kalo në kategori