Ky është momenti tronditës kur hajdutët që mbajnë helmeta në kokë thyejnë një bllokues në një motoçikletë dhe e marrin atë duke u larguar, në mes të ditës – për vetëm 30 sekonda.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Aaron Storey, 29, ai që ka parkuar Honda PCX125 e tij në një rrugë të afërt jashtë Hotel Victoria në Lowestoft, Suffolk – Angli, të dielën në mëngjes.

Dhe kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë kapur momentin kur një burrë me një xhaketë të zezë dhe një helmetë në kokë që tenton të zhbllokojë motoçikletën, i ndihmuar gjithashtu nga një tjetër.

Storey, i cili është një kuzhinier në hotel, tha: “Unë e parkoj Honda pcx125 tim në të njëjtin vend që prej se e kam blerë, ajo ishte e pajisur me një bravë, të cilën e kishte edhe në kohën kur u vodh”. /Telegrafi/