LAJMI I FUNDIT:

Hajdari: Ekonomia do të hapet gradualisht, jemi duke punuar edhe për pakon e dytë fiskale

Hajdari: Ekonomia do të hapet gradualisht, jemi duke punuar edhe për pakon e dytë fiskale

Ministrja në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari tha se sektorëve të ekonomisë do të hapet gradualisht.

Hajdari në një konferencë për medie njoftoi se është duke u punuar në hartimin e pakos së dytë fiskale pas pandemisë së COVID-19.


“Synimi është që ta hapim ekonominë gradualisht, për shkak se jemi të vetëdijshëm se kemi humbje të mëdha ekonomike, duke filluar nga likuiditeti dhe humbja e kontratave të punëtorëve. Jam e vetëdijshme që shumë punëtorë kanë humbur vendet e punës në sektorin e gastronomisë, ndërtimtarisë, atë të tregtisë me pakicë që janë mbyllur. Tani jemi duke punuar edhe për pakon e dytë e fiskale. Jam shumë pozitive që për shumë humbje që kemi, kemi edhe shumë shpresë. Falënderojmë bizneset që kanë respektuar masat”, tha Hajdari.

Vitia bën të ditur lehtësimin e masave që do të fillojnë të zbatohen nga 4 maji
Lexo po ashtu Vitia bën të ditur lehtësimin e masave që do të fillojnë të zbatohen nga 4 maji

Po ashtu, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi që nga e hëna e 4 majit, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. /Telegrafi/