LAJMI I FUNDIT:

Vitia bën të ditur lehtësimin e masave që do të fillojnë të zbatohen nga 4 maji

Vitia bën të ditur lehtësimin e masave që do të fillojnë të zbatohen nga 4 maji

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi që nga e hëna e 4 majit, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vitia gjatë konferencës për medie ka bërë të ditur se do të lehtësohen disa nga masat e marra para 15 ditëve kur kishte numër më të madh të të infektuarve, ndërsa theksoi se në tri ditët e fundit ka pasur më shumë të shëruar sesa të infektuar me COVID-19.


“Me masat e reja konsiderojmë të lirojmë ekonominë, por këto masa mund të jenë të suksesshme vetëm me bashkëpunimin tuaj”, tha Vitia.

Ramadani: Jemi në etapën vendimtare, situata epidemiologjike është normalizuar
Lexo po ashtu Ramadani: Jemi në etapën vendimtare, situata epidemiologjike është normalizuar

Fillimisht, Vitia tha se do të heqin disa kufizime për të mundësuar zhvillimin e ekonomisë.

“Hapjen e ekonomisë dhe heqjen e kufizimeve ta bëjmë në katër faza. E para do të nga 4 maj, deri më 18 maj, ku gjatë kësaj periudhe, do të zgjatet edhe orari i lëvizjes do të jetë nga 3 orë, në dy orare të ndryshme, para dhe pasdite, ku jemi përkujdesur që secila kategori të ketë . Do të hapet ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve pjesërisht, tregtia me pakicë pjesërisht, në fakt pothuajse e gjitha, riparimi i artikujve personal dhe i orendive, zyrat e konsulences me listat e stafit esencil dhe orari me listat e lejuara o të publikohet menjëherë pas konferencës”, u shpreh Vitia.

Ministri i Shëndetësisë vazhdoi tutje të flas për masat që do të jenë në fuqi nga data 18 maj e deri me 1 qershor.

Vitia: Këtë vit nuk do të ketë dasma e ahengje familjare
Lexo po ashtu Vitia: Këtë vit nuk do të ketë dasma e ahengje familjare

“Faza e dytë planifikohet të filloj më 18 maj dhe do të vazhdoj deri me 1 qershor. Planifikohet që të lirohen masat por varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike, varësisht nga rekomandimet e IKSHPK-së dhe OBSH-së. Por, duhet ta kemi parasysh që kalimi nga faza e parë në të dytën dhe kthimi potencial nga e dyta në të parën varet nga qytetarët. Nëse nuk kemi rritje të rasteve dhe respektojmë me përpikëri udhëzimet, por nëse relaksohemi dhe infektimet fillojnë me shpejtësi, atëherë do të na duhet të kthehemi prapa”, tha Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori