LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Jemi në etapën vendimtare, situata epidemiologjike është normalizuar

Ramadani: Jemi në etapën vendimtare, situata epidemiologjike është normalizuar

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka thënë se tashmë po hyjmë në një etapë vendimtare për pandeminë COVID-19.

“Jemi në një etapë vendimtare pasi që situata epidemiologjike është normalizuar. Ne kemi pasur një valë normale duke i marrë të gjitha masat e nevojshme kundër epidemike dhe kemi kaluar një periudhë tri javore, ju kujtohet nga 12 prilli kur kemi dalë këtu në konferencë dhe kemi thënë se nëse masat dhe rekomandimet mbahen ashtu siç janë premtuar nga qytetarët, sot po e themi një etapë të re ku prapë masat duhet të mirëmbahen nga qytetarët dhe bizneset tani”, ka thënë Ramadani.


Ramadani shtoi se shpejtësia e lehtësimit edhe sa më të madh të masave varet nga bashkëpunimi me të gjithë ju dhe përcjellja e vazhdueshme e situatës epidemiologjike në teren.

Vitia bën të ditur lehtësimin e masave që do të fillojnë të zbatohen nga 4 maji
Lexo po ashtu Vitia bën të ditur lehtësimin e masave që do të fillojnë të zbatohen nga 4 maji

“Gabimet në lëshime të këtyre rekomandimeve nga të gjithë ne mund të jenë fatale lëshimet e këtyre masave nga ana jonë “, ka thënë Ramadani.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen strikt këtyre masave. /Telegrafi/