Hailey Bieber ka lënë të kuptohet se ajo mund të ketë sjellë tashmë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Justin Bieber.

Vajza e Stephen Baldwin ndau një postim të dyshimtë në Instagram të dielën, teksa promovonte markën e saj të bukurisë, Rhode Skin.


Hailey, e cila pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me Justin, ripostoi duke thënë "Përshëndetje" në Toronto, Kanada.

Screenshot 7 29 Hailey Bieber

Modelja e ‘Rhode Booth’ ka qenë në turneun e saj veror, duke u shfaqur së fundmi në Palm Springs, Los Angeles, Miami, Londër dhe Ibiza.

Së shpejti do të marrë rrugën për në Toronto më 20 gusht, ku Hailey paralajmëroi një surprizë.

Screenshot 8 21 Justin dhe Hailey Bieber

27-vjeçarja shtoi tekst mbi postimin e Rhode, duke lënë të kuptohet se ajo mund të ketë sjellë fëmijën e parë.

“Kemi një surprizë”, ka shkruar Hailey krahas emoji-ve.

Screenshot 9 24 Foto: Screenshot/Instagram

Hailey dhe këngëtari i “Yummy”, 30 vjeç, njoftuan në fillim të majit se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Ata gjithashtu zbuluan se Hailey ishte gjashtë muajshe, duke aluduar për datën e lindjes në fillim të muajit gusht. /Telegrafi/