LAJMI I FUNDIT:

Hahn: S’ka anëtarësim në BE pa marrëveshje obligative Kosovë-Serbi

Hahn: S’ka anëtarësim në BE pa marrëveshje obligative  Kosovë-Serbi

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn ka ritheksuar se nuk do të ketë progres drejt anëtarësimit pa u arritur normalizimi i plotë dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes nënshkrimit të marrëveshjes obligative ligjore.

“Siç e kam theksuar edhe më herët, dialogu i ndërmjetësuar nga BE’ja mes Prishtinës dhe Beogradit është kyç për normalizim të qëndrueshëm të raporteve, në mënyrë që të dy vendet të shënojnë progres në rrugën e integrimit evropian. Kjo është bërë e qartë edhe në strategji, ku thuhet se dialogu duhet të përmbyllet me marrëveshje obligative ligjore mes dy vendeve”, ka shkruar Hahn në letrën për zëvendëskryeministrin Hoxhaj, transmeton RTK.


Po ashtu, në këtë letër Hahn ka theksuar se strategjia e re e për zgjerimin e Bashkimit Evropian përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe mbi të gjitha, mundëson anëtarësimin e të gjitha shteteve veç e veç në bazë të meritave nga reformat dhe përafrimi i politikave me BE-në.

Hahn ka bërë me dije që Bashkimi Evropian është i përkushtuar që t’i japë Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor perspektivë reale dhe të besueshme për anëtarësim në BE.

Këto deklarata Hahn i bëri në përgjigjen që i ktheu zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili i kishte dërguar komisionerit një letër duke qartësuar pozicionin e Kosovës në lidhje me strategjinë e re.

Hoxhaj kërkoi qasje të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në strategji për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, sikurse edhe një proces të drejtë të integrimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori