LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Ne rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë

Hahn: Ne rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ashtu siç pritej komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, rekomandoi çeljen e negociatave pa kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë prezantimit të pakos së zgjerimit, Hahn theksoi se pavarësisht vështirësive në Ballkan, vendet kandidate kanë shënuar përparime thelbësore.

Pakoja e zgjerimit e Komisionit Europian u prezantua së pari në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Komisioneri Johannes Hahn, duke rekomanduar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, theksoi se pavarësisht vështirësive në Ballkan, vendet kandidate kanë shënuar përparime thelbësore.

Mbetet shumë për të bërë, tha Hahn, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, por Bashkimi Europian duhet të mbajë pretimet e bëra ndaj vendeve kandidate.

“Shqipëria po ecën me reformat, mund të përmendim reformën në drejtësi dhe procesin e patjetërsueshëm të vettingut. Gjithshtu Maqedonia e Veriut ka vijuar me reformat duke arritur dhe një marrëveshje historike me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ka arritur dhe një marrëveshje me Bullgarinë që siguron marrëdhënie të mira fqinjësore. Është shembull i shëndritshëm për të gjitha shtetet e tjera. Të dy vendet kanë dhënë rezultate mbi reformat dhe ato që u kemi caktuar në 2018. Me këtë bazë ne rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithsesi ato duhet të qëndrojnë të besueshëm dhe të ecin pozitivisht në çështjet e zbatimit të reformave. Duhet të vazhdojnë të implementojnë reformat mbi sundimin e ligjit, ky është kushti më i veçantë për ta që të ecin përpara në rrugën europiane”, tha Hahn.

Gjatë takimit me eurodeputetët u theksua se Brukseli duhet të konfirmojë arritjet e të dy vendet pasi kjo lidhet me besueshmërinë e BE-së.

Komisioneri Hahn theksoi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të luftojnë me urgjencë papunësinë, pasi ky fenomen ka nxitur migracionin si dhe normë të ulët lindshmërie.

Nga pikëpamja gjeostrategjike, komisoneri nënvizoi ndërhyrjen e Kinës me investime në Ballkan që nuk merr parasysh gjendjen ekonomike e financiare të vendeve ku investon.

“Kemi arritje historike, ka shumë sfida që mbeten. Duhet ti japim merita vendeve, por sigurisht do të duhet të japin sërish rezultate. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ecur pozitivisht me rekomandimet për hapjen e negociatave, duhet të ecet më tej me çështjet problematike, duhet të ketë rezultate më të qëndrueshme për çështjet kryesore, fillimisht për sundimin e ligjit. Paketa jonë kërkon vazhdimin e eksportimit të stabilitetit, nuk mund të importojmë në BE problemet mes fqinjëve. Është urgjente për vendet e Ballkanit Perëndimor që të shënojmë progres në çështjet e pajtimit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka thënë komisioneri Johannes Hahn.

Një çështje tjetër është ekonomia, ekonomia në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë dobësi për të marrë avantazh të plotë mbi avantazhet që ne u japim. Duhet të luftojnë papunësinë, zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm për të forcuar stabilitetin demokratik.

Problem është niveli i lartë i emigracionit dhe shkalla e ulët e lindshmërisë.Në kushtet që BE mbetet partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor ne duhet të kemi një farë konkurrencë me bizneset kineze, prania e të cilave mbetet ende e madhe në Ballkanin Perëndimor. Duhet të rrisim qasjen e këtyre vendeve në tregun e BE-së dhe të luftojmë palët e treta që interferojnë në marrëdhënien tonë.

Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, komisioneri theksoi nevojën për arritjen e një marrëveshje të detyrueshme ligjore për të dy vendet si dhe nënvizoi se vendosja e tarifave nga ana e Kosovës ndaj mallrave serbe e ka dëmtuar dialogun.

Në lidhje me Serbinë gjatë paraqitjes së pakos së zgjerimit u theksua nevoja për të reformuar gjyqësorin dhe u nënvizuan problemet me lirinë e medias.

Nga të dhënat e deritanishme, Franca, Holanda dhe Belgjika vazhdojnë të kundërshtojnë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në qershor. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që qëndrimet e tyre do të zbuten. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori