LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Maqedonia ka bërë shumë dhe është e padrejtë që tani të dënohet

Hahn: Maqedonia ka bërë shumë dhe është e padrejtë që tani të dënohet

Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në një intervistë me “Deutsche Welle” tha se vendi ynë ka bërë shumë në fushën e politikës së jashtme dhe se premtimi ndaj Maqedonisë duhet të mbahet.

“Qëllimi im është që të dy vendet të marrin datë për fillimin e bisedimeve në të njëjtën kohë, sepse në të njëjtën kohë paraqesim edhe raportin. Por nuk mund të parashikoj procesin e vendimmarrjes në shtetet anëtare. Është fakt që Maqedonia e Veriut ka bërë shumë, dhe jo vetëm brenda asaj që kemi kërkuar, por edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin, edhe në zgjidhjen e konfliktit dypalësh me Bullgarinë. Maqedonia e Veriut ka krijuar parakusht që është bërë i vetmi vend në rajon që nuk ka konflikt me asnjë nga fqinjët e saj. Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë se çdo proces i vetëm, gjegjësisht negociatat për zgjerim, është një proces që bazohet në meritat dhe arritjet e secilit vend.


Nuk do të jetë e drejtë nëse një vend duhet të presë për një vend tjetër. Kjo është baza. Sigurisht, do të ishte ideale kur të gjashtë (vendet e Ballkanit Perëndimor) të bashkohen në të njëjtën kohë, por kjo nuk është realiste. Në të njëjtën kohë, është e padrejtë që dikush i angazhuar shumë, i cili ka kërkuar zgjidhje, është i përgatitur për një kompromis që merr vendime të vështira, tani të dënohet,”, tha Hahn./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori