Hadzic: Nuk guxojmë të humbim në Prishtinë

Tekniku boshnjak thotë se Sigal Prishtina nuk guxon të pësoi asnjë humbje si skuadër vendëse.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet, sidomos për neve pasi që luajmë para tifozëve tanë dhe në qoftë se dëshirojmë të arrijmë në pozitat më të larta në Ligën Ballkanike, ne nuk guxojmë ta humbin asnjë ndeshje si vendas”.
“Unë mendoj që bëmë punë të mirë lojën e kaluar ndaj KK Mornar dhe fitorja e nesërme është shumë e rëndësishme për ta vazhduar serinë e fitoreve. Craiova ka një ekip shumë të mirë dhe kanë lojtarë me shumë eksperiencë, kurse ne kemi shumë punë për të bërë pasi që edhe mbrëmë luajtëm kundër KB Bashkimit dhe ishte një lojë mjaft e vështirë”.
“Menjëherë, një ditë pas ndeshjes me Bashkimin, ne jemi të obliguar ta luajmë edhe një lojë tjetër të vështirë, ku do të jetë pa dyshim një ndeshje e vështirë, por mendoj që me lojën tonë dhe ndihmën e tifozëve tanë, ne kemi shanse shumë të mëdha të fitojmë së bashku”, tha Hadzic. /Telegrafi/



















































