LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Sejko: Forcimi i lekut nuk dëmton ekonominë shqiptare

Guvernatori Sejko: Forcimi i lekut nuk dëmton ekonominë shqiptare

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor nuk sjell pasoja të dëmshme për ekonominë shqiptare.

Kështu tha të martën Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe se forcimi i lekut në dy vitet e fundit ka ardhur falë faktorëve fondamentalë, si ngushtimi i deficitit të llogarisë korrente dhe shtimit të investimeve të huaja direkte, shkruan Scan.


Megjithatë, sipas Sejkos, forcimi i lekut ka ndikuar në uljen e presioneve inflacioniste nga importi. Së fundmi, euro po regjistron vlerat më të ulëta në afërsisht një dekadë në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, një euro këmbehej të martën me 129.23 lekë, ndërsa të premten e kaluar pati rënë për herë të parë që nga viti 2009 poshtë kufirit të 129 lekëve. /Telegrafi/