LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Ismaili në Washington: FMN vlerëson arritjet e Kosovës në qëndrueshmërinë ekonomike

Guvernatori Ismaili në Washington: FMN vlerëson arritjet e Kosovës në qëndrueshmërinë ekonomike

Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimet Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Washington D.C., Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Anëtarja Joekzekutive e Bordit Hoxha, Zëvendësguvernatorja Shileku-Shala me bashkëpunëtorë, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Bo Li dhe ekipin e tij.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet më të fundit në ekonominë e Kosovës, përfshirë performancën e sektorit financiar, progresin në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe avancimin e reformave strukturore. Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së në forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së dhe në zbatimin me sukses të rekomandimeve nga misionet e FMN-së.

Guvernatori theksoi gjithashtu përfundimin me sukses të dy prej programeve kyçe të bashkëpunimit me FMN-në: Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Instrumentit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF), të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në përparimin e reformave fiskale dhe strukturore, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit.


Nga ana e tij, Zëvendësdrejtori Menaxhues Li vlerësoi progresin e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet FMN-së dhe BQK-së në fusha me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e sistemit financiar.

Ky takim konfirmoi përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e partneritetit institucional ndërmjet BQK-së dhe FMN-së, në funksion të përmbushjes së objektivave zhvillimore dhe të rritjes së qëndrueshme ekonomike në Kosovë.

Delegacioni i BQK-së do të vazhdojë takimet bilaterale me drejtues të lartë të FMN-së dhe BB-së gjatë qëndrimit në Washington D.C.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dosja e mbetjeve shtazore: Çka thonë dokumentet e çka ministri Peci?

Dosja e mbetjeve shtazore: Çka thonë dokumentet e çka ministri Peci?

Ekonomi
Fabian Kamberi në listën “Forbes 30 Under 30 Europe 2025” – Shqiptari që po revolucionarizon botën dixhitale

Fabian Kamberi në listën “Forbes 30 Under 30 Europe 2025” – Shqiptari që po revolucionarizon botën dixhitale

Ekonomi
3 vjet veç vozit - Zbritje deri në 20,000€ në modelet Volvo SUV!

3 vjet veç vozit - Zbritje deri në 20,000€ në modelet Volvo SUV!

Ekonomi
Viva Fresh siguron 25 milionë euro financim nga BERZH – marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një kompani kosovare

Viva Fresh siguron 25 milionë euro financim nga BERZH – marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një kompani kosovare

Ekonomi
A e dëshiron jetën me rehati dhe qetësi? Në Kompleksin Linda te dyjat i ki!

A e dëshiron jetën me rehati dhe qetësi? Në Kompleksin Linda te dyjat i ki!

Ekonomi
Natyra ofron, NANA Krem shfrytëzon: Produkte natyrale për butësinë e lëkurës së bebeve

Natyra ofron, NANA Krem shfrytëzon: Produkte natyrale për butësinë e lëkurës së bebeve

Ekonomi
Kalo në kategori