LAJMI I FUNDIT:

Guti bën krahasimin mes këtij Real Madridi dhe epokës ‘Galaticos’, tregon edhe pengun e madh në karrierë

Guti bën krahasimin mes këtij Real Madridi dhe epokës ‘Galaticos’, tregon edhe pengun e madh në karrierë

Mesfushori legjendar i Real Madridit, Guti Hernandez, ka folur për klubin mbretëror në emisionin “Linea Diletta” të drejtuar nga gazetarja italiane, Diletta Leotta.

Spanjolli theksoi se ky Real është më i fortë se ai i epokës Galacticos dhe se i vjen keq veçanërisht që nuk mundi të luante me Spanjën në një Kampionatin Botëror apo Evropian.

“Kjo është magjia e Real Madridit. Kur shikon një ndeshje të Real Madridit, edhe kur ata humbasin, mendon se do të fitojnë. Kjo është magjia e Real Madridit, sepse gjithmonë mendon se mund të fitojë”, ka thënë fillimisht Guti, i cili pranoi se e lëndon shumë fakti që nuk luajti në asnjë kompeticion të madh për kombëtaren spanjolle.

“Ka një gjë që më lëndon shumë, ajo është se nuk mund të luaja në Kampionatin Botëror apo Evropian me Spanjën. Mendoj se nuk e meritoja këtë, pasi duhej të kisha luajtur”.

Guti i dha lamtumirën futbollit në vitin 2011 si lojtar i Besiktas dhe kujtoi një nga lëvizjet më të mira në karrierën e tij, duke asistuar Karim Benzema me takë kundër Deportivos.

“Gjëja më e mirë nga të gjitha është se Benzema e ndoqi aksionin, mund të kishte ndaluar dhe pastaj pasimi im nuk do të kishte kuptim. Do të ishte më e lehtë nëse do të kisha gjuajtur, por atëherë askush nuk do ta mbante mend atë gol”.

“Ky Real Madrid është ndoshta një nga skuadrat më të mira që kam parë, ata janë shumë më të mirë se ato të epokës Galacticos. Ka pasur shumë yje atëherë, por kjo është një skuadër top tani, dhe nëse Kylian Mbappe vjen do të jetë një skuadër që do të shënojë një epokë, jo vetëm në futbollin spanjoll por edhe në atë evropian”, përfundoi spanjolli.

47-vjeçar luajti për Real Madridin për 15 vite, më pas kaloi te Besiktas, ku i dha lamtumirën futbollit dhe shënoi tre herë në 14 paraqitje për Spanjën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë

Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë

Përfaqësueset

"From Paris to Berlin"- paraqitja spektakolare e tifozëve shqiptarë përmes fotove nga stadiumi i Dortmundit

Kombëtarja e Shqipërisë

"Pritja e Donnarummas ndaj Manajt vendimtare, nëse do të shënonte nuk kishim kohë për asgjë" - legjenda Buffon përgëzon portierin italian

Kombëtarja e Shqipërisë
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A  - ai kushton 30 milionë euro

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro

La Liga
Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori