Me gurë, vezë e ngjyrë – Policia e Kosovës u sulmua tri herë në veri brenda 24 orëve
Policia e Kosovës njofton se zyrtarët e saj janë sulmuar tri herë gjatë ditës së martë në pjesën veriore të vendit.
Sipas njoftimit, gjatë aksionit për arrestimin e Milun Milenkoviq – Llunes në veri të Mitrovicës, është lënduar një zyrtar policor dhe i dyshuari pasi ky i fundit ka rezistuar me qëllim të shmangies së arrestimit të tij.
“Sheshi Car Llazar, Mitrovicë Veri 13.06.2023 – 12:00. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull serb i cili ishte në kërkim policor si i dyshuar për disa vepra penale. Personi i dyshuar me qëllim të shmangies së arrestimit të tij ka rezistuar dhe si pasojë e kësaj lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin, policia bën të ditur se pas operacionit, një turmë e personave të dyshuar deri më tani të paidentifikuar, kanë sulmuar me gurë dhe me mjete të forta njësitet policore të Rendit Publik dhe veturat e policisë.
“Si pasojë e sulmeve lëndime trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor, po ashtu janë dëmtuar edhe tri vetura të Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.
Ndërsa, sulmi i dytë thuhet se ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Filip Vishnica” në veri të Mitrovicës.
“Derisa katër zyrtarët policor ishin në drejtim të stacionit policor janë sulmuar me mjete të forta –gurë nga 4-5 persona të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar përveç që është dëmtuar vetura zyrtare ndërsa rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.
E sulmi tjetër ka ndodhur në Leposaviq, ku raportohet se dy vetura të policisë janë sulmuar me vezë e ngjyrë.
“Leposaviq 13.06.2023 – 09:15. Raportohet se dy vetura pronë e Policisë së Kosovës deri sa kanë qenë në eskortë duke u kthyer nga objekti i Komunës së Leposaviqit, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me vezë dhe me ngjyrë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City