LAJMI I FUNDIT:

Gurabija të buta me djathë: Përgatiten për më pak se gjysmë ore!

Gurabija të buta me djathë: Përgatiten për më pak se gjysmë ore!

Provoni recetën për brumë në kombinim me erëzat të cilat japin shije të përsosur

Përbërësit:

– 2 vezë;
– 2 lugë kripë;
– 250 gramë jogurt;
– 150 gramë djathë të freskët;
– erëza sipas dëshirës (rozmarinë, borzilok…);
– 200 gramë djathë të fortë të grirë në rende;
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira;
– 450 gramë mielli;
– 20–30 gramë lakra turshi sipas dëshirës.

Përgatitja:

• Vezët, kripën, jogurtin dhe djathin e freskët bashkoni në një enë.

• Shtoni djathin e grirë në rende, erëzat dhe pluhurin e ëmbëlsirave dhe sërish përzieni.

• Shtoni miellin disa herë deri sa ta ngjishni.

• Është e mundshme që të jetë për ndonjë gram më tepër apo më pak, mirëpo është me rëndësi të bëni brumë të mirë i cili mund lehtë dhe pa ngjitje të mëdha të përhapet në tavolinën e punës.

• Ndani brumin në katër pjesë dhe secilën pjesë përhapeni në 0.5 – 1 cm trashësi.

• Pritni dhe fërgojeni në vaj të nxehur nga secila anë derisa të skuqen. /Telegrafi/