Guardiola: Sistemi i ri funksionoi

Dy gola të Lionel Messi dhe nga një gol debutues në ligë për Cesc Fabregas dhe Alexis Sanchez, të shoqëruara nga një tjetër i Thiago Alcantara, i dhanë fitoren 5-0 kampioonit të Spanjës në takimin e zhvilluar në Camp Nou.
Guadiola pati mungesa në mbrojtje me dy qendërmbrojtësit Gerard Pique dhe Carles Puyol të lënduar dhe mbrojtësin e djathtë Daniel Alves të suspenduar. Por ai ndryshoi sistemin e tij nga 4-3-3 në 3-4-3, duke luajtur me Javier Mascherano, Sergio Busquets dhe Eric Abidal në mbrojtje.
“Ne kishim vetëm një mbrojtës të vërtetë [Abidal] dhe ideja ishte që ne të luajmë me topin nëpër fushë me shumë lojtarë në qendër të fushës. Pas Superkupave, kjo ishte një ndeshje e vështirë për të filluar sezonin dhe jemi shumë të kënaqur. Nëse do t’i kishim të gjithë lojtarët në dispozicion, ndoshta nuk do ta kishim ndryshuar sistemin”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/












































