Guardiola: Robben gati të rikthehet në fushë

Robben u bashkua me skuadrën në stërvitje të premte ndërkohë që në një intervistë për televizionin e Bajernit u shpreh i lumtur që është gati për rikthimin, ndërsa Guardiola bëri të ditur se vendimi përfundimtar i takon vetë futbollistit.
”Gjithcka varet nga Arjen. Ne do të flasim me të si dhe me doktorët dhe nëse është gati ai do të jetë në skuadër.”
Guardiola ishte më i kujdeshëm me optimizmin e tij kur u pyet për Franck Ribery io cili pritet të rikthehet pas një problemi në kycin e këmbës.
” Ribery ka qenë jashtë për një kohë shumë më të gjatë nga sa mund të mendohej, por gjëja më e rëndësishme është fakti se ai është stërvitur pa ndier dhimbje pasi ka pasur kaq shumë probleme këto 5-6 muajt e fundit”.
Seria prej 12 fitoresh rradhazi e Bajernit u ndërpre me disfatën ndaj Arsenalit, por Guardiola dëshiron ta arkivojë sa më shpejt atë ndeshje.
”Kur ne fitojmë na duhet ta harrojmë atë fitore sa më shopejt që të jetë e mundur, dhe e njëjta gjë vlen edhe për humbjet”
Ndaj Koln-it Bajerni do të kërkojë fitoren e 1000 të klubit bavarez në Bundesliga. /Telegrafi/













































