Pep Guardiola e ka përgëzuar rivalin e tyre, Manchester Unitedin pas fitores ndaj ekipit të tij, Manchester City.

City u mposht në Etihad nga rivalët e Unitedit me rezultat 2-1 falë golave nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial, ndërsa për vendasit shënoi Nicolas Otamendi.


Megjithatë, Guardiola ka thënë pas ndeshjes se ekipi i tij luajti mirë, por ishte e pamundur ta ndalësh ritmin e sulmit të Unitedit.

"Më pëlqen se si luajti ekipi im. Ne pranuam pak më shumë hapësira ​​- jo më shumë se zakonisht, por më shumë se vitin e kaluar kundër Unitedit", ka thënë fillimisht Guardiola.

"Ne e dinim për ritmin që ata kanë, me James, Martial dhe Rashford, por ndonjëherë nuk është e mundur ta kontrollosh atë".

Martial Man Utd Sulmi i Unitedit ishte shumë i shpejtë ndaj Cityt (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Në përgjithësi, ne bëmë atë që na pëlqen. Arritëm shumë, shumë, shumë, shumë herë në pjesën e tretë të fushës".

"Fatkeqësisht, ne nuk mund të përfundonim pak më shumë aksione, por më pëlqen të shikoj ekipin tim".

"Unë e di se askush nuk pajtohet, por më pëlqen", përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/

telegrafi sport app