Guardiola kërkon falje për festën e tij pas golit të Sterling

Pep Guardiola ka kërkuar falje për festën e tij të çmendur pas golit në sekondat e fundit të minutave shtesë nga Raheem Sterilng që ja siguroi fitoren e radhës Manchester Cityt ndaj Southamptonit.
Sterling me një goditje të bukur në minutën e 96-të ia siguroi fitoren Cityt duke forcuar pozitën e parë.
Dhe, festa e Guardiolas pas golit të fitores ishte jashtë normales, gjë për të cilën Pep ka kërkuar tashmë falje.
"Kam kërkuar falje sepse nuk kam mundur ta kontrolloji veten. Unë isha shumë i gëzuar. Kam vrapuar pas Raheemit, por s'jam aq i shpejt. Ishim shumë të gëzuar", theksoi Pep.
Guardiola është parë duke biseduar me yllin e Southamptonit, Nathan Redmond, që tekniku katalanas thotë se e bëri për t'i treguar se si u neutralizua.
"I thashë Redmondit sa i mirë është".
"Sezonin e kaluar ai na shkatërroi këtu, por sot ai nuk ka mundur të na sulmojë për shkak se ai është mbrojtur gjatë gjithë kohës", përfundoi Guardiola. /Telegrafi/




















































