LAJMI I FUNDIT:

Guardiola e do në skuadër, City tenton transferimin e Raphael Guerreiros

Guardiola e do në skuadër, City tenton transferimin e Raphael Guerreiros

Raphael Guerreiro është larguar nga Borussia Dortmund pas shtatë viteve qëndrim në Signal Iduna Park.

Mbrojtësi i majtë portugez ka mbetur futbollist i lirë dhe nuk pranoi vazhdimin e kontratës me verdhezinjtë.

Megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende e paqartë pasi shumë skuadra janë në garë për t’i siguruar shërbimet e portugezit.

Man City është skuadra e radhës që është futur në garë për anësorin portugez, me Pep Guardiolan që e pëlqen shumë atë.

Guerreiro largohet nga Dortmundi si futbollist i lirë, shumë skuadra pas tij
Lexo po ashtu Guerreiro largohet nga Dortmundi si futbollist i lirë, shumë skuadra pas tij

Trajneri spanjoll ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta bindin lojtarin t’i bashkohet në Etihad Stadium, pasi ata nuk kanë një mbrojtës të majtë dhe në atë pozitë kanë luajtur qendërmbrojtësit si Nathan Ake apo Manuel Akanji.

Megjithatë City nuk do ta ketë aspak të lehtë afrimin e yllit portugez, pasi gara për t’i siguruar shërbimet e tij është shumë e madhe.

Lojtari më kreativ në Evropë deri më tani në vitin 2023, është i lirë në verë
Lexo po ashtu Lojtari më kreativ në Evropë deri më tani në vitin 2023, është i lirë në verë

Bayern Munich, PSG, Inter, Atletico Madrid, Roma, Milan dhe Newcastle United gjithashtu e duan transferimin e tij këtë verë.

Gjithsesi Guerreiro ka deklaruar se do ta bëj të ditur të ardhmen e tij në fillim të këtij muaji dhe agjentët e tij po punojnë për transferimin e futbollistit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori