“Pothuajse se gjysmën e fshatit e kam mbjellë unë më vëllanë, pjesën tjetër fshatarët. Banorët e zonës kanë ikur pasi nuk ia kanë dalë dot me bujqësinë”.
Erlin Lala, nga fshati Jubë i Durrësit, ndërkohë ia doli. Vetëm me vëllain e tij ka mbjelle dhe kultivuar drithëra në 137 hektarë tokë.
“Nga të cilat 55 ha janë grurë, 65 ha misër, 5 ha fasule dhe pjesën tjetër jonxhë”, thotë Lala.
Ndryshe nga moshatarët e tij, Erlini thotë se puna që di të bëjë më mire, është të punojë tokën. Edhe pse studimet i ka përfunduar për informatike ekonomike, 29-vjeçari thotë se kompjuterin nuk e ka ndezur kurrë, pasi që në vogëli pasioni i tij ka qenë bujqësia. Ndonëse i ri, fermeri që mbjell gjysmën e fshatit me grurë dhe misër, thotë se pasioni i tij është dhe patriotik.
Sipas Erlinit, Shqipëria i ka potencialet bujqësore që të fitojë pavarësinë nga gruri i rus.
“Të hamë bukë shqiptare duhet filluar nga infrastruktura duke rregulluar rrugët dhe kanalet kulluese atëherë nuk do të mbesë asnjë copë toke pa mbjellë. Dhe nuk do të kemi nevojë as për Serbinë dhe as për Rusinë”.
Përveç rrugës, buka do të prodhohej me miell shqiptar nëse mundi i fermerit të drithërave nuk do të vlerësohej kaq pak nga tregtarët e mëdhenj.
“Vitin që kaloi, ne e kemi shitur grurin me 33 për kuintal, 300 mijë lekë për ton te pikat e grumbullimit. Me kostot që kemi sivjet për dynym shkojnë diku te 210 mijë lekë të vjetra. Nëse gruri shitet këtë vit nën 55 lekë ne si fermerë jemi të falimentuar”.
Pavarësisht luftës, gruri nga Rusia e largët ende kushton më lirë se gruri që kultivon Erlini në Durrës. Putini mund të jetë diktator, por fermerin rus e subvencionon dy herë për të njëjtën kulturë.
Fermerët tanë mbjellin gjithnjë e më pak drithëra, për pasojë vendi ynë furnizohet me grurin nga Rusia, Ukraina dhe Serbia. Varësia mdaj importit në këtë kohë lufte, na mësoi domosdoshmërinë e kësaj kulture bujqësore. Që fushat me grurë të shtohen, është koha që Ministria e Bujqesisë ta subvencionojë fermerin edhe për sipërfaqen e mbjellë, kështu edhe konsumatorit buka do t’i kushtojë më lirë se sot./Top Channel
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre