LAJMI I FUNDIT:

Grupi korean BTS paralajmërojnë albumin e ri, publikohet në qershor

Grupi korean BTS paralajmërojnë albumin e ri, publikohet në qershor

Grupi i djemve koreanë është vendosur zyrtarisht të publikojë albumin e tyre të ardhshëm më vonë këtë vit, njoftoi të dielën kompania e tyre, Big Hit Music.

“Përshëndetje. Kjo është Big Hit Music. BTS do të rikthehet me një tjetër album të ri më 10 qershor 2022. Detajet për albumin e ri do të jepen në një njoftim të veçantë në një datë të mëvonshme”, thuhej në një deklaratë të postuar për komunitetin e fansave Weverse.


“Ne presim dashurinë dhe mbështetjen tuaj për albumin e ri të BTS. Faleminderit”, shtoi tutje kompania.

Foto: FilmMagic

Albumi i ardhshëm i BTS u paralajmërua për herë të parë gjatë mbrëmjes së fundit të rezidencës katër netësh të grupit në Las Vegas.

Atë kohë, data “2022.06.10” – 10 qershor – u shfaq në ekran në fund të emisionit, krahas titullit: Ne jemi antiplumb.

Pas ngjarjes së koncertit, BTS postoi videon nga shfaqja në faqen e tyre zyrtare në Twitter.

Në klip shfaqen skena të ndryshme bardh e zi të grupit, para se të thonë njëzëri: “Jemi antiplumb (We are bulletproof)”.

Foto: Getty Images

BTS përbëhet nga shtatë anëtarë gjithsej – V, RM, Jungkook, Jin, Suga, J-Hope dhe Jimin. Grupi u formua për herë të parë në vitin 2013 dhe është i dashur nga legjioni besnik i fansave, të njohur kolektivisht si ushtria (Army)

Albumi i ri i grupit do të jetë i pari që do të ndjekë LP “Be”, i cili u publikua në nëntor 2020.

Anëtari i grupit BTS rrëshqiti dhe desh u rrëzua në skenën e "Grammy Awards 2022"
Lexo po ashtu Anëtari i grupit BTS rrëshqiti dhe desh u rrëzua në skenën e "Grammy Awards 2022"

Më parë ata publikuan një album përmbledhës, BTS, the Best , në qershor 2021 dhe një EP, “Butter” (Hotter, Sweeter, Cooler) , të njëjtin muaj.

Albume të tjera të kaluara përfshijnë “Wings” të 2016-ës, “Love Yourself: Tear” të 2018- ës dhe “Map of the Soul: 7” të 2020- ës.

Grupi i djemve performoi së fundmi në “Grammy Awards 2022”, ku ata kënduan këngën e tyre të njohur “Butter”. BTS ishte në garë për çmimin “performanca më e mirë e dyshes/grupit pop” gjatë ceremonisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori