LAJMI I FUNDIT:

Grupi ekstremist rus ‘Ujqërit e Natës’ i afërt me Kremlinin, pritet të kalojnë nëpër Serbi

Grupi ekstremist rus ‘Ujqërit e Natës’ i afërt me Kremlinin, pritet të kalojnë nëpër Serbi

Klubi i motoçiklistëve i afërt me Kremlinit i quajtur “Ujqërit e Natës” ka njoftuar se në fillim të majit do të kalojë nëpër Serbi në kuadër të udhëtimit të tyre, i cili planifikohet të përfundojë në Berlin.

Ky grup që është i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, i cili është nën sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, u nisën më 29 prill në një udhëtim të quajtur “Rrugët e Fitores”, si pjesë e të cilit ata planifikojnë të kalojnë nëpër disa qytete të Rusisë dhe Ukrainës dhe më pas të vazhdojnë udhëtimin nëpër Evropë dhe të përfundojnë në Gjermani.


Themeluar nga Aleksandar Zaldostanov, i njohur më shumë si “Kirurgu”, u shtuan në listën e sanksioneve evropiane në korrik të vitit 2022 për mbështetjen e pushtimit të Ukrainës. SHBA-ja e vendosi klubin e motoçikletave në listën e sanksioneve në dhjetor të vitit 2014.

Serbia nuk i ka zbatuar sanksionet evropiane kundër Rusisë, as nuk i zbaton ato amerikane.

Drejtuesi i "Ujqërve të Natës" konfirmon se anëtarët e këtij grupi ekstremist rus gjenden në barrikada në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Drejtuesi i "Ujqërve të Natës" konfirmon se anëtarët e këtij grupi ekstremist rus gjenden në barrikada në veri të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka qenë e disponueshme për koment nëse do të lejojnë “Ujqërit e Natës” të hyjnë në Serbi dhe të kalojnë nëpër territorin e saj.

Informatën se Serbia është në itinerarin e klubit e ka bërë të ditur në rrjetet sociale lideri i maratonës së motoçiklistëve dhe anëtari i klubit të motoçiklistëve, Andrej Bobrovski.

Është planifikuar që më 2 maj, në kuadër të fazës së tretë të udhëtimit të quajtur “Evropë – Ballkan”, klubi të niset nga Piroti, në juglindje të Serbisë. Grupi nuk ka njoftuar publikisht nëse pjesëmarrësit do të tentojnë të hyjnë në Serbi nga Bullgaria. Nuk dihet se cili shtet është planifikuar nga motoçiklistët pas Serbisë.

Grupi kishte njoftuar më parë se planifikonin që deri më 1 maj të arrinin në qytetin e Volgogradit, dikur Stalingrad, vendi i një beteje të përgjakshme midis trupave naziste sovjetike dhe gjermane që shënoi një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore.

Vdes Sasha Saviq drejtuesi i 'Ujqërve të natës', njëri ndër përkrahësit kryesor të Vladimir Putinit në Serbi
Lexo po ashtu Vdes Sasha Saviq drejtuesi i 'Ujqërve të natës', njëri ndër përkrahësit kryesor të Vladimir Putinit në Serbi

Motoristët do të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore, skenën e luftimeve të ashpra, ku do të shpërndajnë ndihma humanitare për civilët dhe ushtarët rusë siç kanë thënë ata.

Alexander Zaldastanov, i cili e përshkruan veten si mik i Putinit, mori një medalje nga presidenti rus për rolin e motoçiklistëve gjatë konfliktit në Krime në vitin 2014. Anëtarët e “Ujqërve të Natës” morën pjesë edhe në mitingje në mbështetje të Rusisë në të gjithë Ballkanin. /REL/