Grumbullohen një milion euro për rajonet e përmbytura, të hënën bëhet shpërndarja e mjeteve!
Nga data 7 deri më 30 gusht në llogarinë e Kryqit të Kuq të Maqedonisë janë grumbulluar 57.860.933, nga të cilat 44.610.633 denarë janë të llogari të Fondit të solidaritetit dhe 13.250.300 denarë me thirrje në telefonat për donacione, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për këtë sot në konferencën për shtyp informoi sekrtari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RM-së Sait Saiti, me ç’rast sqaroi se distribuimi i mjeteve në para do të realizohet në mënyrë lineare në çdo familje konform listave të marra nga komisioni për ekspertizë dhe vlerësim të dëmeve.
Sipas sekretarit të përgjithshëm, nga e hëna rreth 4.000 – 4.500 familje nga rajonet e përmbytura do të marrin ndihmë në para prej rreth 230-250 euro për familje.
Saiti paralajmëroi edhe plane tjera, mes të cilave dhe mbështetue projektuese nga Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në vlerë prej 300 mijë franga zvicerane në pako me ushqim dhe mjete për higjienë për 3.000 persona.
“Dua të informoj edhe për një projekt tjetër, i cili parimisht është miratuar, ndërsa bëhet fjalë për ndihmë nga Kryqi i kuq austriak në vlerë prej 550.000 euro. Pjesa më e madhe e mjeteve do të dedikohen për ndihmë të mëtutjeshme të 320 eurove në dy muajt e parë. Bëhet fjalë për kryesisht për kategori, e cila është e kufizuar, ndërsa priter për zgjedhjen e tyre paraqet gjendja e tyre, respektivisht ata janë shfrytëzues të ndihmës sociale në para”, tha Saiti.
Në lidhje me të mirat materiale, Kryqi i Kuq deri më tani ka shpërndarë 34.232 pako me ushqim, 31.004 ushqime ditore dhe të ngrohta, 46.337 litra produkte të qumështit, 7.499 paketa higjienike, 2.577 pako për foshnje, 317 ton ujë, 586 dyshekë, 4.590 batanije, 600 kilogram veshje… Në aktivitetet e Kryqit të Kuq janë kyçur 200 persona profesionistë dhe vullnetarë të ndarë në shtatë ekipe mobile dhe dy mjekësore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë