Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur sot listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë në Kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars 2023.
Për premierën e tij kuqezi, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj krahasuar me ndeshjet e fundit si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Ndërsa pjesa tjetër është thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime.
Tre portierët e ftuar janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli.
Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.
Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për median të shtunën në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ku do të flasë për zgjedhjet e tij dhe për objektivat në këto kualifikuese dhe sfidën me Poloninë.
Sakaq, Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë, ndërkohë që në vazhdim do të publikohet edhe axhenda mediatike dhe stërvitore e kuqezinjve. Sfida Poloni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024, grupi E, do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe nis në ora 20:45. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert