LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Për përgjegjësinë time, pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale

Gruevski: Për përgjegjësinë time, pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për TV Alfa deklaroi se rrethi i parë i zgjedhjeve lokale është proces i zgjedhjeve më jodemokratike në historinë e Maqedonisë, që siç thotë në këtë moment i përgjigjet faktorit ndërkombëtar.

Ai edhe me këtë rast, nuk e njohu humbjen në zgjedhje në të cilat partia e tij për 10 muaj i humbi 120.000 vota. Përsëriti se nuk i ik përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor dhe tha se vendimin përfundimtar për përgjegjësinë do ta sjellin pas analizës së thellë, pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve.


Sipas tij, qytetarët ia kanë dërguar mesazhin, veçanërisht votuesit tradicional të partisë së tij, për shkak të, siç thotë ai, politikave të paqarta në muajt e fundit, por ai theksoi se në këto zgjedhje ka pasur shumë kërcënime, shantazhe dhe ryshfete, duke mos dhënë ndonjë dëshmi për këtë.

“Shantazhe dhe ryshfet ka pasur në të gjitha zgjedhjet e kaluara, por kurrë si në këto”, tha Gruevski.

Ai njoftoi se partia do të ankohet në Gjykatën Administrative për të gjitha ankesat e refuzuara në KSHZ.

Gruevski tha në intervistë se ka informata se ai dhe e gjithë udhëheqësia e partisë janë përgjuar dhe se këtë e bëjnë strukturat e Ministrisë së Brendshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori