LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lajmi për vrasjen e gruas në Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka bërë jehonë në mediat suedeze.

Liridona Murseli, rreth 30-vjeçare, u vra të mërkurën mbrëma gjatë një grabitjeje të armatosur, ndërsa bashkëshorti i saj me fëmijët kanë arritur që të ikin nga vetura.

Mediumi suedez “Expressen” teksa ka raportuar për këtë rast tragjik, ka njoftuar se viktima ishte shtetase e Suedisë.


Grabitja e armatosur në Prishtinë ku mbeti e vrarë një grua, policia me detaje të reja
Lexo po ashtu Grabitja e armatosur në Prishtinë ku mbeti e vrarë një grua, policia me detaje të reja

Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i cili e ka quajtur këtë ngjarje të tmerrshme.

Siç ka raportuar “Expressen”, Jacobsson e njihte personalisht viktimën dhe bashkëshortin e saj.

“Ajo ishte një person absolutisht fantastik. Njeri i ngrohtë, i mirë. Ju nuk e kuptoni vërtet se mund të ndodhë”, ka thënë ai për mediumin.

Një postim deputeti e ka bërë edhe në Facebook, ku ka rishpërndarë postimin e Pacollit.

“I tronditur nga lajmi se Liridona ka vdekur. Duke menduar për të gjithë familjen”, ka thënë ai teksa ka publikuar foton e viktimës me bashkëshortin e saj, Naim Murselin.

Për vrasjen e Liridona Murselit ka shkruar edhe mediumi tjetër suedez “Degens Nyheter”.

Siç ka raportuar ky medium, nuk dihen motivet e vrasjes, por policia po kryen hetime nën dyshimet se bëhet fjalë për grabitje.

“Sipas informacioneve të bashkëshortit në polici, dy persona të armatosur kanë kërcënuar familjen dhe kanë kërkuar që t’i dorëzojnë gjërat me vlerë. Kur i morën celularët dhe telefonat, ai dëgjoi një të shtënë”, ka shkruar “Degens Nyheter”, duke cituar mediat vendore.

Ndërsa, mediumi suedez “SVT Nyheter” ka raportuar se viktima ka jetuar në provincën suedeze Bohuslän. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori