LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Teksasi pranon fajin për kontrabandën e majmunit merimangë në paketimin e ‘birrës’

Gruaja nga Teksasi pranon fajin për kontrabandën e majmunit merimangë në paketimin e ‘birrës’

Një grua nga Teksasi është deklaruar fajtore për kontrabandën e një majmuni merimangë në një kuti që ajo pretendonte se mbante birrë, thanë të dielën zyrtarë të Emigracionit dhe Doganave.

Gruaja 20 vjeçare Savannah Nicole Valdez, u arrestua më 21 mars kur bashkë me primatin u përpoq të hynte në Shtetet e Bashkuara përmes Urës Ndërkombëtare Gateway në Brownsville, Teksas, thanë zyrtarët në një deklaratë.

Oficerët në kufi vunë re një kuti druri me vrima brenda makinës së saj, e cila ajo tha se përmbante birrë që ajo kishte blerë në Meksikë. Oficerët hapën kutinë dhe brenda saj zbuluan majmunin e gjallë merimangë dhe asaj i kërkuan që të ndalonte për një inspektim dytësor, raporton UPI, transmeton Telegrafi

Valdez refuzoi dhe u largua me shpejtësi, duke drejtuar një semafor dhe “gati duke u përplasur me oficerët dhe automjetet e tjera”, thanë zyrtarët. Ndërsa më vonë, hetuesit në internet gjetën reklama për shitjen e një majmuni merimangë me numrin e telefonit të Savannah të listuar në faqen e internetit.

Valdez u vet dorëzua tek organet e rendit me 28 mars, dhe me 2 nëntor u deklarua fajtore për kontrabandën e kafshëve të egra në Shtetet e Bashkuara pa e deklaruar dhe faturuar më parë atë dhe duke ikur nga një pikë kontrolli imigracioni.

“Kontrabanda e specieve të rrezikuara për përfitime komerciale është një krim tragjik kundër burimeve të çmuara të natyrës”, tha Craig Larrabee, agjent special i ngarkuar për Hetimet e Sigurisë Kombëtare në San Antonio.

“HSI shfrytëzon çdo mundësi për t’u bashkuar me partnerët tanë federalë, privatë dhe ndërkombëtarë për të ndarë njohuritë, përvojën dhe teknikat tona hetimore të krijuara për të mbrojtur dhe ruajtur speciet e kërcënuara dhe të rrezikuara”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Kalo në kategori