LAJMI I FUNDIT:

Gruaja në Aleppo: Po vetëvritem t’i shpëtoj përdhunimit, nuk më intereson nëse digjem në Ferr

Gruaja në Aleppo: Po vetëvritem t’i shpëtoj përdhunimit, nuk më intereson nëse digjem në Ferr

Një infermiere në Aleppo, ka publikuar së fundmi një letër për të treguar se ka në plan që të kryej vetëvrasje në mënyrë që t’i shpëtojë përdhunimit.

Ajo shkruan se nuk i intereson më nëse vetëvrasje është e ndaluar në islam.

“Do të kryej vetëvrasje për të mos ia lejuar kënaqësinë e disa pjesëtarëve të regjimit të Asadit duke më përdhunuar mua, kur deri dje kishin frik edhe të thoshin emrin Aleppo”.

Letra më pas iu adresohet shkollarëve mysliman dhe liderëve të opozitës duke treguar arsyen pse dëshiron të vetëvritet, pavarësisht që këtë gjë e ndalon tradita islame.

“Do kryej vetëvrasje dhe nuk më intereson nëse ju thoni që do shkoj në ferr”.

Letra u botua në Jaboubia, një faqe interneti libanez, në të cilin shkruhet që infermierja ka kryer vetëvrasje pasi pa se si u përdhunuan dy koleget e saj.

Në letrën e plotë shkruhet kështu:

“Jam një grua nga Aleppo e cila nga momenti në moment do të përdhunohet. Më unk ka armë dhe burra që mund të qëndrojnë mes nesh dhe kafshëve të cilët po vinë e ta quajnë veten ushtria e vendit. Nuk dua asgjë nga ju. Nuk i dua ngushëllimet. Përderisa jam ende e aftë të flas mendoj që lutjet e mia do të jenë më kuptimplote se sa ato që thoni ju. Do kryej vetëvrasje dhe as nuk më interson që ju thoni se do të digjem në xhehnem”.

“Do kryej vetëvrasje jo për ndonjë arsye tjetër, por do ia ndaloj kënaqësinë disa anëtarëve të regjimit të Assadit që të më përdhunojnë mua, e të tillët deri dje nuk kishin guxim as të thoshin emrin Aleppo. Po kryej vetëvrasje pasi në Aleppo ka ardhur Dita e Kijametit dhe nuk e mendoj që xhehnemi do të jetë më i keq se jetesa në këtë qytet”.

“Do përfundoj duke thënë se vendimet e juaja janë bërë të pakuptimta për mua e kështu që ruani ato për vete dhe familjen e juaj”, transmeton Klan Kosova.

“Unë po kryej vetëvrasje..”.

“E kur ta lexoni këtë letër, dijeni që unë pavarësisht të gjithave, kam vdekur”, shkruhet në letrën e kësaj gruaja emri i të cilës nuk është identifikuar.

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën

Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën

Azia
Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat

Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat

Evropa
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

Amerika Latine
Gruaja u shpall e vdekur në Nebraska, nisën përgatitjet për varrimin - gjithçka ndryshoi në momentin e fundit

Gruaja u shpall e vdekur në Nebraska, nisën përgatitjet për varrimin - gjithçka ndryshoi në momentin e fundit

Amerika
Kryeministri i Indisë hap tempullin hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie

Kryeministri i Indisë hap tempullin hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie

Azia
Kalo në kategori