LAJMI I FUNDIT:

Gruaja akuzon policin për ngacmim seksual gjatë kontrollit, prokuroria e shpall të pafajshëm (Video)

Gruaja akuzon policin për ngacmim seksual gjatë kontrollit, prokuroria e shpall të pafajshëm (Video)

Pamjet e kamerës së vendosur në veturën zyrtare të policisë, shfaqin policin kontrovers i cili i bën një kontroll të pazakontë një gruaje.

Gjykata në Campbell County të Tennessee ka njoftuar të hënën, se polici Isaiah LLoyd është liruar nga akuzat që ishin ngritur nga Patricia Wilson, e cila pretendonte se ishte ngacmuar seksualisht gjatë kontrollit, transmeton Telegrafi.


Nëna e dy fëmijëve kërkonte 100 mijë dollarë nga polici i trafikut, i cili sipas saj kishte keqpërdorur detyrën zyrtare duke e prekur në mënyrë të papërshtatshme.

Ndalesa e parë asaj i është bërë në autostradën 75 në Tenneesse jo larg kufirit të Kentucky. Wilson po kthehej nga puna, kur Lloyd e ndali pasi nuk kishte ngjitur rripin e sigurisë.

Në videon e filmuar nga kamera e vendosur në veturën zyrtare të policisë, Lloyd dëgjohet duke e pyetur gruan nëse është nën ndikim të ndonjë lënde ilegale derisa ajo po dilte nga vetura e zezë.

“Jo, nuk përdori drogë dhe asnjë substancë tjetër ilegale”, dëgjohet Wilson duke iu përgjigjur.

Zyrtari policor i kërkon të shtrij duart në veturë dhe të hap këmbët për një kontroll, derisa e preku për plot 15 sekonda nën bel. Më pas ai i kërkon që t’i shkund recipetat me qëllim që të sigurohet se nuk ka fshehur diçka.

Sikur kjo të mos mjaftonte ai vazhdon ta pyes për drogë, ndërsa ajo e njofton se me raste përdor barnat Ambien që i ndihmojnë të flejë.

Lloyd menjëherë ia bëri me dije Wilsonit se barnat Ambien konsiderohen si narkotikë, ndërsa sipas DEA këto barna dolën nuk futen në listën e narkotikëve.

Dhe pasi e liroi, ajo tri orë më vonë u ndalua sërish nga i njëjti polic, por kësaj radhe ajo kishte me vete edhe dy fëmijët e saj, të moshës 8 dhe tri.

Ajo kësaj radhe akuzohej se i kishte dritaret e veturës me folje të zeza, që i pamundësonin zyrtarit policor të shihte se çfarë kishte brenda.

Por ajo veprimin e tij e konsideroi si ngacmim seksual, por gjykata nuk mendoi ashtu, pasi konstatuan se ai thjesht po kryente punën e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori