Në Washington ka filluar beteja politike lidhur me zëvendësimin e gjykatëses së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg, vdekja e së cilës të premten mbylli zërin më të njohur liberal të gjykatës dhe ngriti mundësinë e një shumice konservatore 6-3 në trupin gjykues.
Vendi bosh vjen disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 3 nëntorit që do të vendosin nëse presidenti Donald Trump do të marr një mandat të dytë në detyrë, si dhe kontrollin e të dy dhomave të Kongresit. Si dhe kur do të plotësohet vendi i lirë do të ketë ndikim të menjëhershëm politik dhe mund të lërë një gjurmë të përhershme në mënyrën se si funksionon Senati dhe qeveriset Amerika.
Konservatorët, të etur për perspektivën e një anëtari të tretë të gjykatës së lartë të propozuar nga Presidenti Trump, përshëndetën premtimin e udhëheqësit të shumicës së Senatit, republikanit Mitch McConnell të premten vonë, se nëse Presidenti Trump zgjedh një kandidaturë ajo “do të hidhet në votim në Senatin e Shteteve të Bashkuara”. Ai nuk dha një afat kohor.
“Presidenti Trump dhe republikanët e Senatit kanë punuar shumë për të përmbysur dekada të aktivizmit liberal në sistemin tonë gjyqësor dhe ata nuk duhet të lëkunden tani. Republikanët duhet të ushtrojnë fuqinë e konfirmimit që votuesit u kanë besuar atyre”, tha në një deklaratë organizata politike me bazë në Uashington, Heritage Foundation.
Ndërkohë, grupet liberale dhe demokratët janë gati për betejë.
“Kurrë nuk kam parë hipokrizi politike në këtë nivel”, tha senatori demokrat i Vermontit, Patrick Leahy në radion NPR, duke theksuar se në vitin 2016 zoti McConnell refuzoi të lejojë shqyrtimin e të nominuarit të ish-presidentit Barack Obama, Merrick Garland për në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se vendet e lira të Gjykatës duhet të lihen të paplotësuara gjatë një viti zgjedhor në mënyrë që populli amerikan të vlerësojë zgjedhjen.
“Ky është një ndryshim qëndrimesh, është politikë e pastër. Kjo do të njollosë Gjykatën e Lartë”, tha Leahy, anëtar i Komisionit të Drejtësisë të Senatit.
Leahy dhe demokratët e tjerë i shkruajnë një letër kryetarit të komisionit, republikanit të Karolinës së Jugut Lindsey Graham, ku thonë se, “nuk mund të ketë një palë rregulla për një President Republikan dhe një palë tjetër për një President Demokrat. Marrja në konsideratë e një të nominuari para inaugurimit të presidentit të ardhshëm do të ishte plotësisht e papërshtatshme”.
Nga ana e tij, Graham, hodhi poshtë thirrjet e tilla, duke vënë në dukje se në 2013, demokratët ndryshuan rregullat e Senatit për të shpejtuar konfirmimin e të nominuarve të atëhershëm të Presidentit Obama dhe pa sukses kërkuan të bllokonin të nominuarin e dytë të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Trump, Brett Kavanaugh, konfirmimi i të cilit u vështirësua nga një pretendim për sjellje të keqe seksuale.
“Në dritën e këtyre dy ngjarjeve, unë do të mbështes @realDonaldTrump në çdo përpjekje për të ecur përpara në lidhje me vendet e lira të Gjykatës së Lartë”, shkroi Graham në Twitter.
Republikanët kanë një shumicë 53-47 në Senat dhe mund të përballojnë tre devijime nga radhët e tyre dhe ende konfirmojnë një të nominuar me një shumicë të thjeshtë, me nënpresidentin Mike Pence që thyen një barazim të mundshëm 50-50. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën