LAJMI I FUNDIT:

Grezdës i mjafton grumbullimi nga Shqipëria

Grezdës i mjafton grumbullimi nga Shqipëria

Një shprehje popullore thotë: Kur të vijnë të mirat, hapu derën. Diçka e tillë duket se po i ndodh Eros Grezdës.

Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit vazhdon që të jetë një ndër lojtarët vendimtarë për ekipin e tij. Nëse paraditja e djeshme ka qenë një lloj feste për të për ftesën e parë nga Kombëtarja A, pasdite është bërë njeriu i ndeshjes përballë RNK Splitit. Dy gola që i kanë dhënë fitoren Lokomotivës, ishin mënyra më e mirë për të festuar edhe grumbullimin.


“Ishte si qershia mbi tortë e kësaj dite. Është gëzim i madh për çdo futbollist kur shënon, sidomos kur nuk je sulmues dhe që qëndron larg portës. Mendoj se ka qenë një nga ditët më të mira për mua në aspektin personal. Në fund, ia dola që ta kthej edhe në një ditë feste për skuadrën”, është shprehur Grezda për “Panorama Sport” menjëherë pas ndeshjes së djeshme.

Ftesa

Mesfushori nuk e ka fshehur aspak krenarinë që do të jetë pjesë e kuqezinjve të mëdhenj, mirëpo nuk harron për asnjë çast që të jetë i përulur. “Është një arritje e madhe për mua që të bëhem pjesë e kombëtares së madhe. Megjithatë, këtu fillon ajo që duhet të bëj. Ishte Tramexani që më telefonoi e më bëri me dije për ftesën dhe diçka të tillë ua komunikova familjarëve të mi menjëherë. Atje kam disa miq, si Balaj, Roshi etj., por pres që të jetë një ambient shumë i mirë për të më dhënë mbështetjen e duhur. Po pres me padurim stërvitjen e parë dhe që të jem në fushë për të dhënë kontributin tim për Kombëtaren”, ka vijuar Grezda.

Objektivi

Pa dyshim që çdokush do ta ëndërronte një debutim që në thirrjen e parë dhe mesfushori i Lokomotivës nuk përbën dallim. “Për mua mjafton edhe fakti që jam grumbulluar me Kombëtaren dhe nuk ka rëndësi nëse luaj apo jo. Normalisht që objektivi personal është që të bind stafin se mund të kem minuta dhe të debutoj në këto dy ndeshje, por e theksoj që për momentin, e rëndësishme është që do të jem me Kombëtaren. Sa për skuadrën, do të përpiqemi të marrim maksimumin kundër Lihtenshtejnit dhe pse jo të kërkojmë pikë edhe me Spanjën”, deklaron Grezda.

Pozicioni

Në Kombëtare, ai deklaron se mund të luajë në të dy krahët. “Unë jam një futbollist që mund të luaj në të dy krahët. Gjithsesi, përpara se të flas për lojën, kam shumë punë për të bërë në stërvitje gjatë këtyre ditëve. Golat? Nuk mund të mos i dedikoj për këtë grumbullim në Kombëtare”, përfundon Grezda rrëfimin e tij për “Panorama Sport”.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori