LAJMI I FUNDIT:

Greqia nuk pranon kërkesën e kredidhënësve

Greqia nuk pranon kërkesën e kredidhënësve

Negociatat mes Athinës dhe kredidhënësve janë futur në fazën finale për arritjen e një marrëveshjeje për ndryshimet e kërkuara nga kredidhënësit e përbërë nga Bashkimi Evropian, FMN dhe BQE.

Mirëpo kërkesa e palës kredidhënëse për të detyruar Athinën të ndërmarrë më shumë masa për kursimin ekonomik, nuk është pranuar nga qeveria greke.


Kredidhënësit evropiane janë munduar që të ulin mosmarrëveshjet e tyre me Greqinë lidhur me buxhetin e këtij vendi për vitin 2018, vit ku përfundon edhe pakta e ndihmave financiare për Greqinë.

Brenda këtij viti Greqia, tepricën e buxhetit pa marrë parasysh përfitimin e kreditë dhe shpenzimet e tjera, duhet ta çojë deri në 3.5% të PBB dhe në rast se Greqia nuk arrin këtë kuotë ajo duhet të ndërmarrë më shumë masa të kursimit ekonomik. /Telegrafi/