Greenwood mban takimin e parë ballë për ballë me drejtuesit e Man Utd pasi u shpall i pafajshëm në akuzat për përdhunim
Mason Greenwood thuhet se ka mbajtur takimin e tij të parë ballë për ballë me drejtuesit e Manchester United që kur u rrëzuan akuzat penale kundër tij.
Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës hodhi poshtë akuzat për tentativë përdhunimi, sulm që shkaktoi dëmtime trupore dhe sjellje kontrolluese dhe shtrënguese kundër Greenwood në fillim të këtij muaji.
21-vjeçari nuk ka luajtur apo stërvitur me Unitedin që nga 22 janari. Klubi njoftoi pasi u hoqën akuzat se sulmuesi do të mbetej i pezulluar në pritje të një hetimi të brendshëm.
“Klubi tani do të kryejë procesin e tij përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa ai proces të përfundojë”, thuhej në deklaratën e Unitedit.
Megjithatë, sipas mediumit The Sun , Greenwood dhe përfaqësuesit e tij janë takuar me zyrtarë të lartë të Unitedit si pjesë e hetimit.
Takimi thuhet se ka ndodhur pak para ndeshjes së klubit në Ligën e Evropës ndaj Barcelonës në udhëtim.
Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të luajë përsëri për United. Ai mendohet se fiton afërsisht 75 mijë funte në javë, një shumë që klubi ka vazhduar ta paguajë gjatë gjithë periudhës së pezullimit.
Greenwoodit iu hoq sponsori i tij, Nike, vitin e kaluar kur u shfaqën akuzat kundër tij për herë të parë.
Ai nuk ka postuar në mediat sociale apo nuk ka folur në publik që kur shënoi kundër Brentford në janar të 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toni Kroos nuk kishte asnjë dyshim kur tregoi katër bashkëlojtarët e tij më të mirë në karrierë
Për Lahm, ka vetëm një favorit në Euro 2024: Ata kanë një ekip të jashtëzakonshëm
Ronaldo dhe djali i Furyt nuk u besonin syve se çfarë po i bënte Usyk në raundin e nëntë Tysonit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251