LAJMI I FUNDIT:

Gratë që nuk hanë mish, kanë shanse më të mëdha për të thyer ijët, sipas studimit

Gratë që nuk hanë mish, kanë shanse më të mëdha për të thyer ijët, sipas studimit

Gratë me një dietë vegjetariane kanë një rrezik më të lartë për të thyer ijën më vonë në jetë, tregon një studim i ri.

Studimi, i cili përfshiu më shumë se 26.000 gra të moshës 35-69 vjeç nga Britania e Madhe, zbuloi se gratë vegjetariane kishin një rrezik 33 për qind më të lartë për thyerje të ijëve në krahasim me gratë që hanë rregullisht mish.


Pas rreth 20 vjetësh, shkencëtarët regjistruan 822 fraktura të ijëve te gratë, rreth tre për qind e atyre të përfshira në studim, i cili u botua në revistën BMC Medicine.

Të dhënat janë marrë nga Studimi i grupit të grave në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ndjek gratë për një periudhë të gjatë kohore për të vlerësuar rreziqet dhe lidhjet midis dietës dhe shëndetit.

Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër
Lexo po ashtu Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër

Shkencëtarët thanë se ky studim është një hap i rëndësishëm për të kuptuar rreziqet e mundshme afatgjata të një diete me bazë bimore dhe çfarë mund të bëhet për të zbutur ato rreziqe.

Ata thanë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të vlerësuar nëse rezultate të ngjashme mund të konfirmohen te meshkujt.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori